Pollo: Delegacioni i PE i kënaqur me opozitën, pas reformës zgjedhore të përdoret “formula maqedonase”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 14:19 | Politikë
Pollo: Delegacioni i PE i kënaqur me opozitën, pas reformës

Genc Pollo nga Partia Demokratike për A2 tregon sinjalet për opozitën nga takimi i tyre i sotëm me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.

Sipas Pollos, delegacioni i PE-së doli shumë i kënaqur me takimin e opozitës, dhe me kanalet bashkëpunuese të opozitës si në rastin e miratimit të reformës zgjedhore, edhe pse për të “ajo që duhet të shpresojmë është zgjidhje e gjendjes se jashtëzakonshme në vend me forcat tona, por është i mirëpritur çdo ndikim nga Europa”.

Pikat kryesore të diskutuara për të ishin dy.  “Në radhë të parë, të mos jepet asnjë pretekst për kundërshtime të pabazuara për çeljen e negociatave, sepse kundërshtimet i ka vënë Bundestagu. Çështja e dytë është dalja nga kriza politike, reforma zgjedhore sapo të kryhet duhet të çojë në zgjedhje të parakohshme, mundësisht të dyfishta”, thotë Pollo.

https://a2news.com/2020/01/31/sassoli-viziton-ne-shkurt-tiranen-presidenti-i-pe-do-te-bindim-vendet-skeptike-per-negociatat/

Për Pollon, zgjidhja në këtë kuptim vjen nga aplikimi i të ashtuquajturës “formula maqedonase”, pra një qeveri kujdestare tre muaj para zgjedhjeve, “një kërkesë e thjeshtë që të mos ketë kontestime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos