Nisma anti KÇK, Peza: Çdo ditë do të ketë goditje të të “paprekshmëve”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 13:53 | Politikë
Nisma anti KÇK, Peza: Çdo ditë do të ketë goditje

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2 ku theksoi se nisma anti KÇK është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, që do të godasë çdo ditë ata që quhen të “paprekshëm”.

Në lidhje me skepticizmin dhe paragjykimit e opozitës, Peza tha: “Opozita jonë e bën opozitarizmin e saj me paragjykim. Të gjithë kanë të drejtën të jenë skeptikë, por ne duhet të presim me durim rezultatet e premtuara. Kjo masë e jashtëzakonshme do të zgjasë gjatë këtij viti dhe është e orientuar drejt grupet e strukturuara kriminale dhe familjet mafioze. Këtë masë e kanë marrë edhe Italia apo Britania”.

Sipas Pezës, “kalimi nga një sistem i vjetër i drejtësisë në bërjen eficient të sistemit të ri krijon një boshllëk që tenton ta zërë antishteti”.

“Qeveria ka për detyrë që të krijojë antikorpet e duhura që të mos e lërë forcimin e antishtetit. Shteti krijoi këtë paketë që në momentin kur sistemi i ri i drejtësisë të funksionojë 100%, atëherë përfundon misioni i anti KÇK. Është masë e jashtëzakonshme e përkohshme. Çdo ditë do të ketë goditje të atyre që deri dje quheshin të paprekshëm”, tha Peza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos