Basha takon Presidentin e PE: PD po bën gjithçka që hapja e negociatave me BE të bëhet sa më parë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 12:51 | Politikë
Basha takon Presidentin e PE: PD po bën gjithçka  që hapja e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se në takimin e tij me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i konfirmoi se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

“Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës”, theksoi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos