Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla dhe Gjonaj: Lufta kundër korrupsionit, prioritet

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 11:21 | Politikë
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla dhe Gjonaj: Lufta kundër

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se beteja e qeverisë ndaj korrupsionit vijon, ndaj dhe hapat për ta luftuar atë kanë qenë të vazhdueshme, përfshirë këtu edhe KÇK.

“SPAK dhe BKH janë garancitë për një goditje vdekjeprurëse të fenomenit të korrupsionit në vend. Korrupsioni ushqehet nga paratë e krimit dhe për këtë qëllim, konfiskimi i burimeve pasurore të të akuzuarve për krim të organizuar, terrorizëm apo krime të rënda, do të shërbejë si një mekanizëm për parandalimin e korrupsionit. Edhe vetting-u do të mundësojë largimin e të të korruptuarve nga sistemi i drejtësië”, tha Balla.

Ndërsa, sipas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Shqipëria është shembull në këtë aspekt, me procesin që nuk është zhvilluar i tillë as në vendet e BE apo Ballkanin Perëndimor. 

“Lufta ndaj korrupsionit po vijon me masa parandaluese, represive dhe ndërgjegjësuese. Reforma në Drejtësi dhe vetting-u kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme në luftën ndaj korrupsionit”, theksoi Gjonaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos