
Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke folur për atë që cilëson si metodat kriminale që çuan në fitoren e Partisë Socialiste, lideri i partisë Lulzim Basha mori një shembull.
“Mjafton të mendosh që Taulant Balla doli personi më i votuar në Shqipëri, si prova më e zezë e metodës kriminale me të cilën janë blerë votat dhe shantazhuar qytetarët, në një nga zonat që në këtë regjim është shndërruar në një nga nyjat e trafikut të drogës në rajon, sigurisht nën mbrojtjen e Edi Ramës”.
Për Bashën, “Partia Demokratike doli më kokën lart nga këto zgjidhje edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej u bë, ne dolëm më të fortë, duke ndezur shpresën që një Shqipëri më e mirë mund të bëhet. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjte e regjimit, as nga llumi i krimit që është garnitura e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që u janë turrur trupit te drobitur të Shqipërisë”. (A2 Televizion)