
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në krah të banorëve të Unazës së Re nga ku garantoi edhe një herë mbështetjen e opozitës ndaj asaj që e cilësoi kauzë të drejtë të tyre.
Ai tha se projekti i Unazës se Madhe nuk është një projekt zhvillimi, por projekt hajdutërie me përfitues kryesor Kryeministrin Edi Rama. “Këtu nuk ka projekt zhvillimi, këtu ka vetëm një projekt vjedhjeje për sarajet e Surrelit dhe again e Surrelit”, u shpreh Basha për mediat. “Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ku projekt për qytetarët e Tiranës apo të Shqipërisë, por varfërim për buxhetin e shtetit dhe xhepat e tyre. Këto janë taksa që në vend të shkonin për përmirësimin e jetës së tyre po shkojnë për të rrënuar jetën e mbi 1000 familjeve në mënyrë që të mbushin xhepat agai i Surrelit dhe një grusht hajdutësh që po mbushin xhepat bashkë me të”.
Lideri i opozitës u premtoi protestuesve të cilët prej një muaji dalin përditë në rrugë për të kundërshtuar projektin se nuk do të mbesin vetëm. “Dua t’u shpreh mbështetjen time të gjithëve dhe t’u them se unë dhe Partia Demokratike do të jemi krah tyre në këtë kauzë të drejtë për të zmbrapsur vjedhjen”, tha ai. (A2 Televizion)