“Venecia” rrëzon PD e LSI, por qëllimi i propozimeve legjitim

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2018, 15:17 | Aktualitet
“Venecia” rrëzon PD e LSI, por qëllimi i propozimeve

Në raportin paraprak, Komisioni i Venecias rrëzon amendamentet kushtetuese të PD dhe LSI për Vettingun në politikë, por e cilëson si legjitim qëllimin e opozitës për pastrimin e politikës nga krimi.

“Ekzistenca e kontakteve të ngushta mes deputeteve apo këshilltarëve bashkiakë me krimin e organizuar është një problem i hershëm në Shqipëri. E për shkak të kësaj situate në Shqipëri, vendosja e një mekanizmi te posaçëm të Vettingut për zyrtarët publikë, duket si një qëllim legjitim”, thuhet në opinionin paraprak.

Por pavarësisht këtij qëndrimi, drafti, që tashmë e kanë partitë politike, nënvizon se pavarësisht qëllimit legjitim, aktualisht nuk ka një vakum ligjor për të bërë këto ndërhyrje.

“Pa vënë në dyshim qëllimin legjitim për të pastruar klasën politike shqiptare – dhe duke qenë mendjehapur ndaj nevojave për të mjete të tjera legjislative – Komisioni vëren se amendamentet e propozuara nuk vijnë në kushtet e një vakumi ligjor”.

Pasi konstatoi edhe problematikat ligjore të amendamente vetë opozitës, Komisioni i Venecias e kalon topin në fushën e klasës politike shqiptare.

“I takon Parlamentit të Shqipërisë të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet kushtetuese të propozuara, përmes dialogut konstruktiv mes të gjitha forcave politike”. Raporti pritet te miratohet ne Komisionin e Venecias në mbledhjet e 14 dhe 15 dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos