Basha: Vendi nën ujë, mijëra familje në çadra, ministrat e Ramës në restorantet e Dubait

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 17:00 | Politikë
Basha: Vendi nën ujë, mijëra familje në çadra,

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar ndaj disa pamjeve që tregojnë anëtarë të qeverisë që darkojnë në një restorant në Dubai, i qarkulluar në rrjetet sociale.

Sipas tij, “ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai”.

Lideri demokrat shtoi se “ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos