Basha: Vetingu në politikë, që qytetarët të mos marrin thërrimet

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 09:13 | Politikë
Basha: Vetingu në politikë, që qytetarët të mos marrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se buxheti i vitit 2022 “po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve”.

Në një postim në Twitter, Basha këmbënguli edhe një herë për realizimin e vetingut në politikë, një tezë që ka përmendur thuajse në çdo fjalim që ka mbajtur në Kuvend, duke ia propozuar kryeministrit Rama që ata të dy të jenë të parët që do t’i nënshtrohen vetingut.

“Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vetingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos