Basha vijon akuzat me premtimet e pambajtura të Ramës: Koha për ndryshim

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 09:20 | Politikë
Basha vijon akuzat me premtimet e pambajtura të Ramës: Koha për

Kreu demokrat, Lulzim Basha, vijon postimin e videove në lidhje me premtimet e pambajtura të Edi Ramës. Mëngjesin e sotëm, Basha është ndalur te borxhi publik dhe premtimi i kreut të qeverisë për uljen e tij. Sipas Bashës, prej 2013, borxhi publik është rritur dhe Shqipëria është më e varfër.

“Nëse nuk e ndalim sot, fëmijët do të punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet e kësaj qeverie. Ne kemi një plan konkret për t’i kthyer Shqipërisë shpresën. Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos