Bashkëpunimi Trump-Rusi, prokurori Mueller mbyll hetimin, priten rezultatet

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 17:39 | Bota
Bashkëpunimi Trump-Rusi, prokurori Mueller mbyll hetimin, priten rezultatet

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka përfunduar hetimin e tij thuajse dyvjeçar lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të fushatës së Trump me Moskën. Departamenti i Drejtësisë njoftoi se Mueller i dorëzoi të premten raportin e tij përfundimtar kreut të këtij departamenti, Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, i cili po e shqyrton.

https://a2news.com/2019/01/15/trump-nuk-kam-punuar-kurre-per-rusine/

 Si mësohet, Mueller nuk do të rekomandojë ngritje aktakuzash të tjera në hetimin për Rusinë. Raporti ende konfidencial, pritet të shndërrohet në një arenë për beteja të ashpra publike. Hapat e ardhshëm që mundtë ndërmerren do të varen tani nga Prokurori i Përgjithshëm Barr, nga Kongresi dhe, me shumë gjasë, gjykatat federale.

Nuk është e qartë se sa pjesë të raportit do t’i vihen në dispozicion publikut ose do t'i jepen Kongresit. Barr ka thënë se do të hartojë raportin e tij ku do të përmbledhë faktet e gjetura nga Mueller.

Hetimi i zotit Mueller ka hedhur hije mbi presidencën Trump dhe ka rezultuar në akuza kriminale kundër 34 personave, duke përfshirë gjashtë bashkëpunëtorë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti duhet të bëhet publik, edhe pse vuri sërish në pikëpyetje bazat për hetimin, të cilin vazhdon ta quajë gjueti shtrigash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos