
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit në krim".
Shtetasit V.S. dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 11 nëntor ku shtetasi K.M. qëlloi me armë ndaj Ilir Shkurtit, i cili mori një plumb në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur pranë kafe “Roma”, te zona e quajtur pallatet Agimi. (A2 Televizion)