
Tri infermieret dhe sanitarja e spitalit COVID 2,që janë të dyshuara si pjesë e skemës së zhvatjes, në bashkëpunim me Tire Alldervishin, kërkojnë të lirohen nga qelia.
Mira Bushi, Sidorela Cela, Sheqerije Kocci dhe Rukije Hoxhaj kanë ankimuar masën "arrest në burg".
Seanca në Apel është caktuar, më 23 shkurt.
Gjykata caktoi masën arrest me burg më 10 shkurt për tri infermieret dhe sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, të dyshuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. (A2 Televizion)