
Drejtues të mjeteve që shërbejnë taksi protestuan të premten, pasi Bashkia e Korçës ka nisur t’i gjobisë, nëse nuk kthehen bosh pasi të kenë lënë pasagjerët në një destinacion të qarkut.
Për shembull ata furgonë taksi që çojnë pasagjerët drejt Korçës, rrugën e kthimit duhet ta bëjnë bosh.
Shoferët thonë se kanë 30 vite që e bëjnë këtë punë, por vetëm këtë javë bashkia po vendos gjoba.
Ndërkohë që nuk kanë më asnjë terminal, akuzojnë bashkinë se lejon konkurrencën e pandershme me autobusët.
Jashtë kamerave specialisti i licencimit të transportit pranë Bashkisë së Korçës, Nikolin Lika tha se të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të licencuar pranë bashkive respektive nuk mund të marrin pasagjerë nga bashkitë e tjera, pasi sipas tyre neni 37 i ligjit të transportit ndalon funksionimin e taksive në linjë të rregullt. (A2 Televizion)