Mësimi online, forumi studentor analizon problematikat dhe sfidat

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 17:13 | Aktualitet
Mësimi online, forumi studentor analizon problematikat dhe sfidat

Studentë e pedagogë u ballafaquan në një konferencë të përbashkët mbi sfidat dhe problematikat e mësimit online në pandemi. Prej marsit të vitit të shkuar, për herë të parë, studentët janë detyruar t’i marrin dijet përmes tekonologjisë, jashtë dyerëve të auditoreve.

Për ta studimi online nuk ka funksionuar për marrjen e dijeve të duhura. Ndonëse leksionet e seminaret i kanë ndjekur nga shtëpia, studentët nuk kanë pasur reduktim të tarifave vjetore.

Përdorimi i teknologjisë sipas studentëve nuk mjafton vetëm në parimin e të bërit mësim por edhe të aksesit në biblioteka. Por, sipas zv.dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, mësimi online ka qenë i suksesshëm, dhe për këtë ai i referohet pjesëmarrjes së studentëve.

Në fund të këtij sezoni akademik, studentët do të jenë në auditorë vetëm për konsultime dhe kryerjen e provimeve. Sipas tyre duhet të ktheheshin më herët në auditore në mënyrë që të shmangnin çdo ulje performancë në provimet përfundimtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos