
Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët se priten reshje të shumta shiu, të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme, qarkullimin me makina, si edhe mund të sjellin përmbytje të tokave duke rrezikuar familje në zonat me rrezik të lartë.
“Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë”.
Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia e Lezhës thuhet se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t'u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhë. (A2 Televizion)