
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka bërë analizën e veprimtarinë gjyqësore në një vit të vështirë pandemie.
Gjatë këtij viti janë dërguar në Gjykatë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa nga të cilat kanë përfunduar shqyrtimin 1871 kërkesa/çështje.
Janë caktuar masa sigurimi për 124 të dyshuar dhe janë gjykuar 110 të pandehur për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur.
11 çështje të natyrës së krimit të organizuar kanë marrë vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.
Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë me tre sipërfaqe trojesh, 17 apartamente dhe vlera monetare.
“Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020
Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa parandaluese personale sipas Aktit Normativ.
Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.
Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie”- thuhet në njoftim. (A2 Televizion)