Tragjedi në Rally Dakar, ndërron jetë piloti portugez

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 15:56 | Sporte të tjera

Rally Dakar shënon viktimën e parë për këtë edicion.

Në etapën e shtatë, piloti portugez Paulo Gonçalves, i cili garonte me motorin e skuadrës Hero, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak që i ndodhi pas rrëzimit në kilometrin e 276 të kësaj etape.

Portugezi u gjet pa ndjenja dhe pavarësisht ndihmës që iu dha, nuk ia doli të mbijetonte.

Kjo ishte pjesëmarrja e 13 e Gonçalves në Rally Dakar, kompeticion ku kishte debutuar në vitin 2006.

Kjo është vdekja e parë pas 5 vitesh e një garuesi në Rally Dakar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos