Aktivistja e sulmoi për sponsorin, Federer i kthen përgjigje Gretës

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 12:45 | Sporte të tjera
Aktivistja e sulmoi për sponsorin, Federer i kthen përgjigje

Roger Federer i ka kthyer përgjigje aktivistes së re Greta Thunberg pasi kjo e fundit e kishte kritikuar tenistin e famshëm zviceran për sponsorin Credit Suisse, bankë që akuzohet se ka investuar miliona dollarë për energjitë që dëmtojnë ambientin.

Ditët e fundit në Zvicër ka pasur shumë protesta dhe në këto protesta është kërkuar që sportisti zviceran më i famshëm në botë të ndërpresë lidhjen e tij me Credit Suisse.

Me anë të një komunikate, Federer tha se e merr seriozisht ndryshimin klimatik.

“E marr shumë seriozisht çështjen e ndryshimit klimatik, sidomos tani që unë dhe familja ime shkojmë në Australinë e shkatërruar nga zjarret”, lexohet në komunikatën e tenistit, i cili duke nisur nga 20 janari do të luajë në Grand Slam-in e parë të vitit që organizohet në Australi.

“E respektoj dhe e admiroj shumë lëvizjen rinore për klimën. E falenderoj Greta Thunberg që na vendos nën presion në mënyrë që të rimendojmë sjelljen tonë dhe të kërkojmë zgjidhje inovatore”, shton më tej Federer, i cili ishte pyetur nga Greta nëse ishte dakord me politikat e Credit Suisse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos