
Flakët që kanë pushtuar prej javësh kontinentin e Australisë, mund të ndikojnë edhe tek aktivitetet sportive të programuara në ditët e ardhshme, siç është “Australian Open”.
Organizatorët e turneut tenistik po vlerësojnë situatën dhe kanë gati një plan emergjence nësë flakët do të vënë në rrezik kryeqytetin e Viktorias, Melburnin.
“Grand Slam”-i prestigjoz mund të zhvendoset në salla të mbyllura.
“Parashikimet janë pozitive. Po marrim parasysh çdo të papritur, megjithatë nuk presim asnjë vonesë. Kemi 3 stadiume dhe 9 salla të mbyllura ku mund të zhvillohet turneu”, kanë bërë me dije krerët e këtij sporti në Australi.
Situata po monitorohet edhe nga Botërori i Çiklizmit që zhvillon etapën e parë në fundin e janarit apo Formula 1, që nis pikërisht nga Çmimi i Madh i Melburnit. (A2 Televizion)