Bayern argëtohet ndaj Bochum, lumë golash nga bavarezët

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 17:24 | Futboll
Bayern argëtohet ndaj Bochum, lumë golash nga bavarezët

Fitorja ndaj Barcelonës në Champions League, i ka shtuar një marsh më shumë lojës së Bayern Munchen në kampionat.

Bavarezët fituan me lehtësi në shtëpi me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Bochum.

Ndeshja nuk kishte histori pasi vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18 me Sane. Më pas shënuan Kimmich 2 herë, Gnabry, Lewandowski, Choupo-Moting. Dhe si të mos mjaftonte kjo, një top u fut vetë në rrjetë nga miqtë.

Tashmë Bayern Munchen renditet në vendin e parë më 13 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos