Kukësi ndalet në Durrës, i jep mundësinë për “arrati” Tiranës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 18:41 | Futboll
Kukësi ndalet në Durrës, i jep mundësinë për

Kukësi nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim pa golë në Durrës, ndaj Teutës.

Edhe pse patën raste të pastra për shënim, ku spikat rasti i Basës i cili goditi shtyllën me portën e boshatisur, bënë që miqtë të largohen pa fitore nga fusha e Teutës.

Kukësit iu anuluan gjithashtu edhe dy gola në pjesën e parë për pozicion jashtë loje, ndërsa edhe Teuta goditi shtyllën po në këtë fraksion loje.

Verilindorët, të cilët renditen në vendin e dytë (24 pikë), me këtë hap fals i japin mundësinë Tiranës që nesër, nëse fiton ndaj Laçit në transfertë, të shkëputet 6 pikë në krye të klasifikimit.

Ndërkohë, Teuta ka grumbulluar 18 pikë në 13 javë kampionat, duke u renditur në vendin e pestë të klasifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos