Partizani fiton derbin, “Nëndetësja” zhytet në luftën për mbijetesë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 21:55 | Futboll
Partizani fiton derbin, “Nëndetësja” zhytet në

Partizani fiton derbin tjetër të kryeqytetit, atë kundër Dinamos, pas një ndeshje plot raste të gabuar para portës.

Fillimi i ndeshjes është i karakterizuar nga kujdesi i ekipeve, por me kalimin e minutave Partizani merr një ritëm më të pëlqyeshëm, por nuk arrin të konkretizoj rastet  që krijon, ku spikasin rasti i Stenio Junior. Por edhe Dinamo k arrestet e saj, veçanërisht me Mihanën, ku portieri Teqja shfaqet tejet i vëmendshëm.  

Pjesa e dytë flet për Partizanin, edhe pse është Dinamo që i afrohet e para avantazhit me Ibrahimin, gjuajtja e te cilit shpëtohet nga Belica.

Pas një goditje nga 35 metra të dinamovitit Cinedu, është Mala i lënë vetëm ne zone që shënon për Partizanin ne minutën 72.

Dinamo tenton të barazojë por pa mundur të tundur rrjetën e Teqjes. Partizani ngjitet në vend të 5-të, ndërkohë që magjia e javëve të para të Dinamos është venitur, dhe “nëndetëset” tashmë duhet të mësohen me luftën për mbijetesë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos