Bayern Munchen arrin marrëveshjen me mbrojtësin e City

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 17:52 | Futboll
Bayern Munchen arrin marrëveshjen me mbrojtësin e City

Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester City, Kyle Walker, dhe tashmë pritet vetëm dakordësia me kampionët e Evropës në mënyrë që anglezi të shndërrohet në blerjen e radhës së bavarezëve.

Vlera e merkatos së mbrojtësit të djathtë është rreth 13 milionë euro, por mosha e tij (33 vjeç) dhe situata kontraktuale me Cityn (deri në vitin 2024), mund ta ulin edhe më tej çmimin.

Kështu që, drejtuesit bavarezë pretendojnë ta mbyllin blerjen për vetëm 10 milionë euro.

Kyle Walker do të plotësojë boshllëkun e lënë nga Joao Cancelo, i cili nuk u ble nga Bayern për 70 milionë euro pas një sezoni huazim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos