Bayern Munchen kampion i Bundesligës, Dortmund “vetëvrasje” në shtëpi

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 17:40 | Futboll

Bayern Munchen ka fituar për herë të 33-të Bundesligën gjermane dhe për herë të 11 radhazi pas fitores 1-2 ndaj Koln në javën e fundit me golat e Coman 8′ dhe Musiala 89′ .

SHIKO KËTU GOLAT E BAYERN

Ndërkohë, nga ana tjetër, Dortmund, kreu “vetëvrasje” në shtëpi pasi kishte në dorë titullin deri ndjeshjen e sotme ku barazuan 2-2 me Mainz, duke humbur kështu titullin kampion.

Në fakt si Bayern dhe Dortmund e mbyllën kampionatin me nga 71 pikë secila, por bavarezët u shpallën kampion si pasojë e ndeshjeve direkte.

SHIKO KËTU GOLAT E DORTMUND (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos