Bayern Munchen përforcon mbrojtjen me lojtarin e Realit

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 11:35 | Futboll

Bayern Munchen ka vendosur që të përforcojë mbrojtjen duke huazuar nga Real Madrid deri në fundin e sezonit aktual spanjollin Alvaro Odriozola.

Mbrojtësi i djathtë ka firmosur kontratën me bavarezët dhe drejtori i përgjithshëm i Bayern, Rummenigge, ka siguruar se “pas bisedimeve të brendshme, vendosëm që t’i plotësojmë dëshirën trajnerit tonë për të forcuar mbrojtjen, duke afruar Odriozola”.

24-vjeçari u ble nga Real Madrid në sezonin 2018-2019 dhe gjatë një sezoni e gjysmë me madrilenët ka luajtur 27 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos