
Pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë dhe disfatës në Champions përballë City, Bayern Munchen merr një tjetër rezultat negativ në kampionat ku u ndal në barazim 1-1 përballë Hoffenheim.
Bavarezët, duket se e kanë mendjen në ndeshjen e radhës përballë anglezëve në mesjavë dhe për pak rrezikuan të ndanin vendin e parë me Dortmund, i cili po ashtu u bllokua në barazim 3-3 ndaj Sttutgard, i etur për pikë mbijetesë.
Verdhezinjtë po udhëhiqnin lojën deri në përfundim të minutës së 96, por një huq i qendërmbrojtësit nxori tek për tek sulmuesin e vendase Silas, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Tashmë, pas 28 javësh kampionat, diferenca mes Bayern dhe Dortmund në krye të renditjes vijon të mbetet 2 pikë. (A2 Televizion)