
Bayern Munchen fitoi 3-2 në fushën e Hertha Berlin dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Gnabri përmbysi avantazhin e vendasve me dy gola të realizuar në minutat 7 dhe 49, por Selke realizoi sërish për Hertha-n, duke bërë që ndeshja të kalonte në shtesa, pas barazimit 2 me 2.
Aty vendimtar për Bayern ishte Koman, i cili shënoi golin që i dhuroi fitoren dhe kualifikimin ekipit. Në turin tjetër u kualifikuan edhe Leipzig dhe Schalke. (A2 Televizion)