PSG vuan ndaj skuadrës së kategorisë së tretë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 08:17 | Futboll
PSG vuan ndaj skuadrës së kategorisë së tretë

PSG vuajti më tepër nga sa parashikohej përballë Vilefransh, skuadër e kategorisë së tretë franceze.

Milionerët e kryeqytetit fituan 3-0 vetëm në kohën shtesë, duke siguruar vendin në çerekfinalet e Kupës së Francës.

Pa yjet e dëmtuar, Neymar e Verrati, si edhe me Buffon në stol, parizienët fituan me golat e Draxler, Diabi dhe Edinson Cavanit.

Nga Kupa eliminohet Lila, me Renën që u kualifikua pas fitores me përmbysje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos