Bayern shuan shpejt “zjarrin” e Rashicës, shkatërron Werder

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2019, 17:28 | Futboll

Bayern Munchen shkatërroi Werder Beremen 6-1 për të ndërprerë serinë e humbjeve, pas dy të fundit kundër Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach.

Ndeshja rrezikoi të kthehej në makth për bavarezët, pasi Milot Rashica turpëroi Jerome Boateng duke shënuar golin e avantazhit për Werder, por Bayern arriti të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë, kur Coutinho dhe Lewandowski shënuan në kohën shtesë secili nga një herë.

Në pjesën e dytë Bayern dominoi totalisht duke shënuar edhe katër gola të tjerë me Coutinho (dy herë), Lewandowski dhe Muller. Ndërsa braziliani shënoi tripletë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon, sulmuesi polak vërtetoi se po kalon një sezon fantastik, pasi deri tani ka shënuar 28 gola në 23 ndeshje për Bayern në të gjitha kompeticionet.

Edhe Borussia Dortmund shkatërroi 4-0 Mainz, falë golave të Marko Reus, Sancho, Hazard dhe Schulz, ndërsa Jurgen Klinsmann mori fitoren e parë si trajner i Hertha Berlin, 1-0 kundër Freiburg. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos