Grupet e kërkim-shpëtimit bëjnë bashkë tifozët e Partizanit dhe të Tiranës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 18:57 | Futboll

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me një moment emocionues kur para ndeshjes në fushë zbresin grupet e kërkim shpëtimit që morën pjesë në operacionin për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me dhjetëra pjesëtarë të FA, policisë dhe zjarrfikësve zbritën në fushë duke marrë duartrokitjet e mijëra të pranishmëve në stadiumin e ri.

Një moment i rrallë që bëri bashkë tifozët e Partizanit dhe të Tiranës.

“Muret do të ngrihen sërish, engjëjt do të kujtohen përgjithmonë”, ishte një banderolë e madhe e shpalosur nga tifozët në nder të viktimave të tërmetit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos