Masat e sigurisë të policisë janë të shtuara krahasuar me një ndeshje normale të kampionatit shqiptar, për derbin Partizani-Tirana që do të nisë në orën 19:00 në stadiumin e ri kombëtar.
Shkak për këtë bëhet numri i madh i tifozëve që pritet të jenë në këtë ndeshje.
Rreth 800 forca policore janë të angazhuara për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, ndërsa rreth 2 orë para nisjes së takimit, janë kryer edhe kontrolle me qen në tribunat e stadiumit.
Nis hyrja e tifozëve në stadium
Publikohen formacionet
Janë publikuar formacionet e derbit të kryeqytetit. Partizani nuk ka pësuar ndryshime në formacion, ndërsa te Tirana do të jetë titullar Halili. (A2 Televizion)

Galeria fotografike ( )