Baza e NATO në Durrës, Rama takon sot Stoltenberg

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 07:39 | Politikë
Baza e NATO në Durrës, Rama takon sot Stoltenberg

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Bruksel, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pjesë e bisedimeve mes Ramës dhe Stoltenberg pritet të jetë situata e krijuar pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe baza e re e NATO-s në Shqipëri.

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë, deklaroi se pjesë e projektit të ri të portit të Durrësit, do të jetë një bazë ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut që do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos