Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë konfirmuar ngadalësimin e ekonomisë shqiptare ketë vit, duke ulur parashikimin për rritjen ekonomike përkatësisht në 2.9% dhe 3%.
Ata kanë evidentuar një sërë risqesh me të cilat po përballet ekonomia, ku shqetësimi kryesor mbetet energjia elektrike.

Institucionet e huaja financiare qëndrojnë në një linjë lidhur me Kontratat e Partneritetit Publik Privat, duke i konsideruar ato një rrezik serioz që po pengojnë zhvillimin ekonomik. Ato apelojë qeverinë që të ketë kujdes me këto kontrata duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm si dhe një menaxhim më të mirë të risqeve fiskale.
Ndërkaq, Banka Botërore ka artikuluar për herë si një shqetësim serioz zbatimin e ngadaltë të reformave strukturore që sipas saj po penalizon ekonominë.
Kriza politike nga ana tjetër duket se ka krijuar një ngërç në zhvillimin ekonomik, teksa FMN dhe BB e rendisin atë si një rrezik të shtuar për financat e vendit. (A2 Televizion)