Zyra konsulence, Shqipëria kërkon nga sipërmarrësit spanjollë të investojnë në turizëm

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 17:30 | Ekonomi
Zyra konsulence, Shqipëria kërkon nga sipërmarrësit

Turistë po vijnë... ajo që Shqipëria duhet të bëjë është të kapë momentin. Vendi duhet të nxitojë për të thithur investime dhe sytë janë hedhur te Spanja. Në Palma de Mallorca, qytetin iberik që thith mbi 10 milionë turistë çdo vit është çelur edhe një zyrë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë për të “joshur” sipërmarrës spanjollë që të investojnë në bregdetin shqiptar.

“Arsyeja e kësaj zyre është për të afruar biznesin spanjoll me atë shqiptar. Për ta bërë sa më të njohur Shqipërinë dhe oportunitetet që ajo ofron për Spanjën dhe Portugalinë,” thotë Eduard Hyseni, përfaqësuesi i DHTI, për Spanjën dhe Portugalinë.

Që prej vitit 2015, kur Shqipëria miratoi ligjin për Investimet Strategjike në vend ka pasur interes për investime, veçanërisht në sektorin e turizmit. Të dhënat tregojnë se nga 36 statuse të miratura, 27 apo 75 për qind e totalit janë dhënë për ndërtime resortesh.

Në këtë total ka edhe nga ato me kapital spanjoll, që bashkë me kapitalin kanë sjellë edhe eksperiencën

“Ky lloj aktiviteti është i tillë. Nëse ata investojnë ose në marrin një hotel në menaxhim ata sjellin edhe “know how” me vete. Kjo është një nga pjesët më kryesore.”

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se investimet nga Spanja po rriten.  Gjatë vitit të shkuar kapitali spanjoll 18.64 milionë euro, duke u rritur me gati 5 herë në krahasim me 2018-n.

“Investimi ka efekt zinxhir edhe për komunitetin. Ai nxit konsum dhe punësimin e komuniteteve pranë.”

Bashkë me interesin për të investuar, edhe turistët spanjollë po kanë më shumë dëshirë për të vizituar Shqipërinë. Të dhënat tregojnë vitin e shkuar numri i turistëve iberikë arriti në mbi 45 mijë, (grafik 3) ndërsa ambiciet janë që shifra të 3-fishihet në afatshkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos