
Bashkimi Europian do të kthejë mbrapsht vaksinat kundër koronavirusit të prodhuara në Afrikë nga Johnson & Johnson.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar të dorëzojë 200 milionë doza shtesë deri në fund të vitit.
Ursula von der Leyen është zotuar për këtë në një konferencë në Berlin, tha Strive Masiywa, komisioneri për koronavirus i Bashkimit Afrikan.
Në Afrikë, vetëm më pak se tre për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, edhe pse kontinenti është goditur nga një valë e tretë e infektimeve. (A2 Televizion)