BE e lodhur nga Ukraina, Michel: 500 milionë euro të tjera ndihmë për paqen

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 14:03 | Bota
BE e lodhur nga Ukraina, Michel: 500 milionë euro të tjera ndihmë

Pavarësisht lodhjes së madhe nga kriza e vazhdueshme, Bashkimi Europian vijon mbështetjen për Ukrainën. Këshilli i Punëve të Jashtme i mbledhur në Bruksel dha dritën jeshile për 500 milionë euro të tjera ndihmë për ushtrinë ukrainase.

“Europa vijon të angazhohet për paqen dhe mbrojtjen e vlerave tona”, thuhet në një deklaratë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ai sqaron se që prej nisjes së luftës nga Rusia, Unioni ka vërshuar një total prej 2.5 miliardë euro ndihmë financiare për Kievin.

Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergej Lavrov, iu rikthye dhënies së statusit të vendit kandidat nga BE për Ukrainën, duke e konsideruar atë “një lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë”.

Sakaq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mbrojti sanksionet kundër Rusisë duke kërkuar nga ky shtet të zhbllokojë eksportet e grurit nga portet e Ukrainës, pasi e konsideroi një çështje “jetë a vdekje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos