Lavrov: Statusi kandidat i Ukrainës për në BE, lëvizje kundër Rusisë. Zelensky: Nuk pranojmë kërcënimet ruse

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 09:04 | Bota
Lavrov: Statusi kandidat i Ukrainës për në BE, lëvizje

Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një "lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë". Lajmi raportohet nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Kreu i diplomacisë ruse më pas shtoi se "forcat e armatosura ruse dhe Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DPR), po ia dalin me sukses në detyrat e tyre në operacionin ushtarak special, duke u përpjekur të ndalojnë gjenocidin e rusëve dhe duke eliminuar kërcënimet e drejtpërdrejta të sigurisë sonë”.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk do të pranojë frikësimin nga zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev. Sipas tij, Medvedev ka kërcënuar Ukrainën me "ditën e gjykimit" në rast të një sulmi ndaj Krimesë.

"Sot, një tjetër deklaratë jo dhe aq e matur u lëshua nga Rusia. Sigurisht, askush nuk do të pranojë një kërcënim të tillë", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos