BE nuk pajtohet për embargon e gazit rus, Borrell: Lufta në Ukrainë po e çon botën drejt krizës ushqimore

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 11:50 | Bota
BE nuk pajtohet për embargon e gazit rus, Borrell: Lufta në

Lufta e Rusisë në Ukrainë po e çon botën në prag të krizës ushqimore. Një ditë pasi Banka Botërore njoftoi se ekonomia ukrainase do të tkurret me 45 për qind këtë vit, kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell paralajmëroi se bombardimet e Rusisë dhe pamundësimi i transportit të grurit si pasojë e bllokimit të porteve po krijon një valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale po përballej me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Borrell foli pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes Ministrave të Jashtëm të BE-së. Shefat e diplomacive europiane u dakordësuan për sanksione të reja kundër Moskës, por pa përfshirë sektorin e energjisë për shkak të niveleve të ndryshme të varësisë së shteteve anëtare nga gazi rus.

https://a2news.com/2022/04/12/dyshime-per-perdorimin-e-armeve-kimike-ne-mariupol-ministri-britanik-ne-ate-rast-perendimi-do-te-vepronte/

Sipas Borrell, “është e lehtë për disa shtete anëtare që nuk e përdorin gazin rus të thonë se janë të gatshëm të mos e përdorin e atë, por për të tjerët që varen gjerësisht prej tij, nuk është e lehtë”.

Ministrat u pajtuan se më shumë se sa për sanksionet kundër Moskës, Ukraina ka nevojë për armë. 

“Liria, pavarësia dhe siguria e Ukrainës mund të mbrohet vetëm me armë. Prandaj të gjithë së bashku si Bashkim Europian, si miq të Ukrainës do të intensifikojmë dërgimin e armëve”, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos