
Operacioni policor “Rruga e Gabuar”, ku u arrestuan 32 persona që dërgonin emigrant në BE, duke falsifikuar dokumentet, u cilësua tepër i rëndësishëm nga Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ambasadori përgëzoi policinë, ndërsa inkurajoi prokurorët që të vijojnë hetimet ndaj këtij grupi kriminal të përbërë nga 36 persona.
Nga ky grup kriminal, 4 persona rezultojnë në kërkim, ndërsa janë lëshuar edhe 15 urdhër-arreste të tjera. Mes të arrestuarve ndodhet edhe një efektiv policie nga Tepelena, me inicialet E.B dhe nga hetimet rezulton se 28-vjeçari, me detyrë në pikën postare të Qafë-Botës, krijonte lehtësira për kalimin e emigrantëve.
Policia thotë se aksioni është realizuar nga 25 0efektivë policie në qytetet si Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. (A2 Televizion)