
Menjëherë pas deklaratës së Policisë dhe Prokurorisë për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte klandestinë drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë persona me dokumente të falsifikuara ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Me anë të një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane.
“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, thuhet në postimin e ministrit. (A2 Televizion)