Kërkohej për vrasje, shqiptari kryen grabitje në Athinë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 15:47 | Kronikë
Kërkohej për vrasje, shqiptari kryen grabitje në Athinë

Shqiptari Eno Mata sfidoi policinë greke duke kryer një grabitje në Athinë. Ai kërkohet nga autoritetet helene për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafiropulos, në tetor të 2017-s.

Së fundi bashkë me një person tjetër, grabitën një argjendari. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat greke, Eno Mata shfaqet pa maskë ndërsa bashkëpunëtori i tij është i maskuar.

Sipas asaj që raportohet në mediat e shtetit fqinj, shqiptari ka kryer 3 grabitje që prej vrasjes së avokatit grek. Në njërën prej tyre, Mata la dhe një letër për policinë duke shkruar se ai është hajdut dhe jo vrasës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos