Begaj në Podgoricë: "Gur themeli" për sigurinë dhe integrimin europian të rajonit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 17:30 | Politikë
Begaj në Podgoricë: "Gur themeli" për sigurinë dhe

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në samitin e Evropës Juglindore që u mbajt në Malin e Zi. Nga Podgorica, Begaj e vlerësoi takimin me përfaqësuesit e shteteve të Evropës Juglindore si të frytshëm dhe “gur themeli” për stabilitetin e rajonit.

Ajo që ra në sy nga takimi i nivelit të lartë ishte fakti se liderët u prezantuan me kryeqytetin dhe jo shtetin nga vinin, sepse në tryezë kishte edhe përfaqësues të Kosovës.

“Vetë prezenca në këtë nisëm e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, tregojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë, dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rrugëtimin e tyre euroatlantik”, tha Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos