
Qeveria belge ka njoftuar paketën e saj më të madhe të të ndihmës për Ukrainën deri më tani. Drejt vendit ku po zhvillohet lufta do të dërgohen 97.5 milionë dollarë ndihmë ushtarake.
"Sot këshilli ministror ka vendosur të shtojë një paketë të re prej 90 milionë eurosh, ndihme ushtarake. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës ushtarake që vendi ynë ka ndarë deri më sot për Ukrainën," u tha gazetarëve kryeministri belg Alexander De Croo.
"Kjo paketë e re është në krye të 146 milionë eurove që Belgjika ka dhuruar tashmë si ndihmë ushtarake."
Ndihma ushtarake është pjesë e një pakete më të madhe që përmban gjithashtu ndihmë humanitare dhe civile. Ndihma ushtarake do të përfshijë raketa kundërajrore, raketa antitank, granata dhe municione, të cilat do t'i mundësojnë Ukrainës të vazhdojë të mbrojë qytetarët e saj.
Belgjika do të dorëzojë gjithashtu automjete ushtarake, kamionë dhe mjete të blinduara për në Ukrainë në javët e ardhshme. (A2 Televizion)