
Një 74-vjeçar spanjoll është vënë në pranga për një sërë incidentesh me letra bombë që u përdorën si formë që Spanja të hiqte dorë nga mbështetja për Ukrainën.
Kujtojmë se disa letra bombë u dërguan në institucione të ndryshme, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit dhe ambasadës së Ukrainës në Madrid në fund të 2022.
I moshuari, Pompeyo Gonzalez Pascual, po hetohet tashmë për akuza për terrorizëm, sipas asaj që gjyqtari tha në seancën e parë gjyqësore për rastin.
I dyshuari përdorte aplikacione ruse të mesazheve si VK dhe shërbimin zviceran të koduar të emailit Protonmail, gjë që mund të nënkuptonte arratisjen drejt Rusisë.
Po ashtu, sipas asaj që u tha në seancën gjyqësore, ai i bleu në Amazon materialet për të krijuar zarfet me eksplozivë. (A2 Televizion)