Linja ajrore humb 4 qentë e tij, turisti i dëshpëruar shpërthen në lot në Stamboll

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 19:12 | Bota
Linja ajrore humb 4 qentë e tij, turisti i dëshpëruar

Një pasagjer i cili udhëtonte për në Stamboll ka përjetuar disa orë paniku, pasi mendoi se kishte humbur 4 qentë e tij. Turisti pësoi një krizë nervore dhe shpërtheu në lot sapo mbërriti në aeroportin turk, ku zbuloi se linja ajrore me të cilën po udhëtonte i kishte humbur katër qentë.

Pas disa orësh pasigurie dhe dëshpërimi, ai mësoi se qentë e tij ishin gjetur në një aeroport në Zvicër, ku turisti kishte ndalur përpara se të nisej për në Stamboll.

Skena u filmua nga një tjetër pasagjere femër dhe u shpërnda në TikTok. Videoja tregon burrin duke bërtitur në mënyrë të dëshpëruar dhe duke u ankuar te stafi.

https://www.youtube.com/embed/d9q66Q2rANc

"Ku kanë shkuar qentë e mi? Ata nuk mund të jenë zhdukur. Ata janë jeta ime, ata janë si fëmijët e mi", ulërinte turisti.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale zgjoi solidaritetin e shumë përdoruesve, të cilët shkruan dhjetëra komente në mbështetje të tij.

“Si është e mundur që një linjë ajrore nuk është në gjendje të kujdeset për kafshët që merr në bord?” “Vetëm ata si ne që i duan 4 putroshat e dinë se si ndihesh”, “Nuk i uroj askujt sulmin e panikut që po përjetoni. Shpresoj që t'i gjeni", "Nuk do të mund ta kuptoni kurrë këtë lloj video derisa të keni gëzimin e ndjesisë së asaj dashurie", "Pothuajse qava, e kuptoj dëshpërimin tuaj, shpresoj që të ndihmojë linjat ajrore të ofrojnë shërbim më të mirë dhe tregoni më shumë vëmendje”, shkruan disa mbështetës të turistit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos