Bellingham vendimtar për Realin, në Madrid ka ankth për Vinicius

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 09:28 | Futboll

Jude Bellingham mbetet vendimtar për Realin e Madridit. “Los Blancos” fituan 1 me 0 përballë Celta Vigo, në javën e tretë të kampionatit spanjoll, falë rrjetës së yllit anglez.

Goli që vendosi ndeshjen u realizua vetëm 9 minuta përpara fundit, duke bërë që skuadra e Ançelotit të ketë pikë të plota në renditje.

Gjithsesi, festa e madrilenëve për fitoren nuk ishte e plotë, sepse te Reali janë në ankth për dëmtimin e Vinicius Junior.

Braziliani u largua nga fusha pas vetëm 16 minutave lojë, për shkak të një lëndimi muskulor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos