
Ismael Bennacer do të jetë futbollisti i Milanit të paktën deri në vitin 2027. Ka qenë vetë faqja e Milanit që bëri publik lajmin e shumëpritur për tifozët.
Pas shumë diskutimesh, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur kontratën dhe për 4 vite të tjera.
Rritja e pagës në 4,2 milionë euro në sezon dhe 300 mijë euro bonus kanë mjaftuar që futbollisti të firmoste marrëveshjen e re.
Ndërkohë, sa i përket klauzolës së lojtarit, çdo klub nuk mund të ofrojë më pak se 50 milionë euro. (A2 Televizion)