Rikthimi i bujshëm, Sherif Kallaku lë Tiranën për Teutën

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 10:35 | Futboll
Rikthimi i bujshëm, Sherif Kallaku lë Tiranën për

Vetëm 4 muaj më parë, Sherif Kallku i dha fund huazimit te Partizani, për t’u transferuar te Tirana. Pas gjysmës së parë të sezonit, ku ka qenë titullar i padiskutueshëm me bardheblutë, fantazisti ndërpreu marrëdhënien me klubin.

Kallaku largohet pas 15 ndeshjeve të luajtura, ku ka shënuar edhe dy gola.

24-vjeçari do të mbetet në Kategorinë Superiore, pasi ka zgjedhur të kthehet te Teuta, skuadër me të cilën u promovua, e nga e cila u transferua te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Me Djemtë e Detit që pozicionohen në vendin e fundit të Superiores, afrimi i Kallakut cilësohet si shtysa më e madhe drejt mbijetesës në elitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos