Bentley luksoz “fluturon” me 322 km/h

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 16:58 | Teknologji

Makina e re e prodhuar nga Bentley, e quajtur “Flying Spur”, mund të jetë me pesë dyer, por falë motorit me 626 kuaj fuqi, mund të arrijë një shpejtësi deri në 322 km/h.

Kjo nuk është veti e zakonshme për një makinë luksoze për udhëtime të rehatshme, me ndenjëse lëkure e çati panoramike, por te Bentley kanë menduar të plotësojnë të gjitha dëshirat e blerësve të tyre. Makina mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 3,7 sekonda, çka e bën këtë makinën e versionit “sedan” më të shpejtë në botë.

E sikur të mos mjaftojë kjo, makina ka edhe disa veçori që e bëjnë tepër të manovrueshme në terren të vështirë. Përveç katër rrotave aktive, ky Bentley mund të kthehet në hapësira shumë të ngushta, pasi në shpejtësi të ulët, rrotat e pasme kthehen në drejtim të kundërt nga ato të përparme.

Por për ta bërë tuajën këtë mjet duhet të prisni deri vitin e ardhshëm dhe të bëni gati 245 000 dollarë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/K5hegk22kjk

A2 CNN Livestream

Latest Videos